
spraying a field
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim drejtorin e Bujqësisë së Komunës së Prishtinës, Shkumbin Gashi, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe programet mbështetëse për këtë vit dhe sigurimet në bujqësi.
“Ai gjatë këtij takimi e ka njoftuar drejtorin në hollësi për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave zëvendësministri theksoi se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë”, thuhet në komunikatë.
Krasniqi më tej tha se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Prishtinës dhe me këtë rast ai ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.
Nga ana e tij, drejtori, Shkumbin Gashi e njoftoi zëvendësministrin për zhvillimet në sektorin e bujqësisë në këtë komunë dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...
Maqedonci takon ministrin britanik të Mbrojtjes në Turqi, fl...
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...