Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar për një përditësim në fluksin e pikave kufitare të Kosovës. Aktualisht, pikat kufitare Jarinë, Bërnjak dhe Merdarë janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, fluksi në pikat kufitare të tjera është në nivelin zero, ndërsa në tri pikat e përmendura që çojnë për në Serbi, hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Kosovës.
Në përjashtim të këtyre tri pikave, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, të cilat gjithashtu çojnë në Serbi, janë ende të hapura./Arbresh.info/

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...