Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se referuar situatës së krijuar me vonesat e pajisjeve me dokumente personale – kryesisht mungesën e pasaportave, Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të saj është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion.
Sipas MPB-së, kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve të arsyetuara dhe dëshmuara me dokumentacion mbështetës duke i trajtuar si prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror.
“Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.
Aty thuhet se “Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë materialin e nevojshëm duke mundësuar kështu prodhimin dhe furnizimin me dokumente personale brenda afateve dhe pa vonesa andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve rreth situatës së krijuar”.
Ministria e Punëve të Brendshme do të njoftojë opinionin publik sapo të furnizohemi me sasinë e mjaftueshme të materialit bazë për personalizim të dokumenteve. /arbresh.info/
lexo edhe:
Në fund të nëntorit nis pajisja me letërnjoftime dhe patentë shoferë, me pasaportë pas dy muajve
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...
Kërçeli: LVV pret rezultat të ngjashëm me zgjedhjet e fundit
Doarsa Kica – Xhelili sqaron deklaratën e saj virale: Kam th...
Konkursi për Kryeprokuror, monitoruesit kërkojnë proces tran...
Rubio bisedë telefonike me shefin e OKB-së, diskutohet rritj...