Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur sot konferencën e rregullt për media në të cilën ka folur për zhvillimet e fundit në arsim të lartë dhe shkencë, mbarëvajtjen e procesit mësimor, përkrahjen financiare për nxënësit dhe studentët dhe memorandumet e bashkëpunimit për sportet shkollore.
Maloku-Bërdyna sa i përket zhvillimit të procesit mësimor tha se, bazuar në të dhënat e Inspektoratit të Arsimit, procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë po vazhdon të zhvillohet në mënyrë të rregullt, pra sipas skenarit Rikthimi që nënkupton prani fizike në shkollë dhe orar të plotë.
Ajo u bëri thirrje prindërve apo kujdestarëve ligjor që të mos hezitojnë për t’i vaksinuar fëmijët e moshës mbi dymbëdhjetë vjeçare, pasi vaksinimi shërben në të mirë të shëndetit të tyre si dhe atij publik.
Maloku-Bërdyna gjatë kësaj konference ka vlerësuar lartë nënshkrimin e Marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Horizon Europe”, i cili është program me buxhet të përgjithshëm prej 95.5 miliardë euro.
Ajo theksoi se, me këtë marrëveshje, Kosova ka fituar statusin e asociuar në program me të drejta të plota dhe kjo do të thotë më shumë mundësi për subjekte juridike dhe individë nga Kosova për pjesëmarrje në programet kërkimore evropiane, duke u bërë pjesë aktive e Hapësirës Evropiane të Kërkimit.
Ngjarje me rëndësi, zëvendësministrja e Arsimit e cilësoi edhe nënshkrimin e Marrëveshjes me Shqipërinë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila marrëveshje mundëson lehtësim të procedurës së njohjes së diplomave.
Duke folur për hapjen e diskutimit publik të Udhëzimit Administrativ “Transferi dhe format e transferit të dijes dhe teknologjisë”, i cili është i paraparë edhe në MSA, zëvendësministrja Maloku-Bërdyna ka ftuar të gjithë të interesuarit që të japin vërejtjet dhe rekomandimet e tyre në lidhje me këtë UA deri më datën 28 dhjetor 2021.
Zv/ministrja Maloku-Bërdyna foli edhe për publikimin e listës së përfituesve të bursave në drejtimet deficitare, ato në drejtime teknike për vajza në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, për studentët e universiteteve publike në programet Bachelor dhe Master për vitin akademik 2021-2022, përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe zgjatjen e afatit të aplikimit për subvencionim të maturantëve për ndjekjen e kurseve në fushën e Teknologjisë Informative.
Ndër te tjera, u bë e ditur se është në proces edhe konkursi për ndarjen e çmimeve vjetore “Shkencëtari i ri i vitit/ Shkencëtarja e re e vitit 2021”. Këtë vit do të ndahen tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021” dhe tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e ri/re i/e vitit 2021”. Ky proces është fazën e vlerësimit nga ana e Këshillit Shkencor.
Në fund, Maloku-Bërdyna tha se, MAShTI ka qenë pjesë nënshkrimit të dy marrëveshjeve të bashkëpunimit që kanë për qëllim zhvillimin, avancimin dhe masovizimin e sportit./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...