Ministria e Arsimit ka filluar organizimin e provave për testin Pisa, që do të mbahet në disa shkolla të Kosovës. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri, Mevludin Krasniqi në një postim në Facebook. Ai ka treguar se pilotimi organizohet nga data: 19.04.2017 deri më 28.04.2017.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Veprojmë sot, edhe për nesër!
Hapi i radhës, Pilotimi i testit PISA 2018.
Me qëllim të parapërgatitjeve, pëmirësimit dhe domosdoshmërisë për ngritje të cilësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknilogjisë/ Divizioni për Vlersim Standarde dhe Monitorim kanë planifikuar realizimin e pilotimit të Testit PISA 2018.
Pilotimi organizohet nga data: 19.04.2017 deri më 28.04.2017.
Me rastesi(short) janë përzgjedhur për pilotim: në 17 komuna , 43 shkolla. Shkollat do të përfaqësohen me 53 nxënës, testit në këtë projekt do t’i nënshtrohen 2279 nxënës.
Komunat, shkollat dhe numri i nxënësve janë paraqitur në tabelën vijuese:


Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...