Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj prejse tri projektligjet për formimin e Ushtrisë së Kosovës janë votuar në Kuvendin e Kosovës, derisa pak ditë më vonë këto ligje hynë edhe zyrtarisht në fuqi.
Mirëpo partitë opozitare, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje, po e kritikojnë qeverinë “Haradinaj” për mospërmbushjen e planit operativ për transformimin e Ushtrisë, gjegjësisht për bllokim të këtij procesi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Njësoj vlerësojnë edhe ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, të cilët kanë theksuar se janë evidentuar vonesa në organizimin dhe në funksionalizimin e FSK-së sipas misionit të ri.
Sipas tyre, çështja e ristrukturimit është dashur të rregullohet brenda tremujorit të parë pas votimit të Ushtrisë, si dhe është dashur që Shtabi i FSK-së të veçohej, të formësohej me një aktivitet ushtarak, në mënyrë që të shihej se si mund të funksionojë me detyra shtesë ushtarake.
Pavarësisht kritikave të opozitës lidhur me funksionalizimin e Ushtrisë së Kosovës, nga Ministria e Mbrojtjes po e mohojnë se janë duke shkelur afatet ligjore për transformimin e FSK-së në ushtri.
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...