Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një dokument informues mbi detyrimet ligjore për automjetet e regjistruara jashtë Kosovës që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Përmes këtij njoftimi, MPB u është drejtuar vizitorëve dhe qytetarëve, duke theksuar se qëllimi i tij është lehtësimi i qëndrimit dhe garantimi i respektimit të Ligjit për Automjetet.
Sipas udhëzimit zyrtar, automjeti i regjistruar në një shtet të huaj dhe në pronësi të një shtetasi të huaj lejohet të qarkullojë në Kosovë deri në 3 muaj nga data e hyrjes. Automjeti me targa të huaja në pronësi të një qytetari të Kosovës lejohet të qarkullojë po ashtu deri në 3 muaj, me kusht që pronari të ketë të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm jashtë vendit dhe ta dëshmojë këtë kur kërkohet.
“Sipas udhëzimit zyrtar automjeti i regjistruar në vend të huaj, në pronësi të një shtetasi të huaj, lejohet të qarkullojë deri në 3 muaj nga data e hyrjes në Kosovë. Automjeti me targa të huaja, në pronësi të një qytetari të Kosovës, lejohet të qarkullojë deri në 3 muaj, me kusht që pronari të ketë të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm jashtë vendit dhe ta dëshmojë atë kur kërkohet. Shtetasit kosovarë nuk lejohen të drejtojnë automjete me targa të huaja pa praninë e pronarit, as të autorizohen për qarkullim në Kosovë.Qytetarët e Kosovës me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë vendit mund ta drejtojnë automjetin e regjistruar jashtë Kosovës vetëm nëse kanë qëndrim të rregulluar në shtetin prej nga vjen automjeti dhe posedojnë autorizim përkatës.Personat pa qëndrim të rregulluar në shtetin prej nga importohet automjeti, lejohen të qarkullojnë vetëm deri në 8 ditë nga data e hyrjes në Kosovë.Shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, si dhe qytetarët e Kosovës që kthehen nga jashtë, mund të drejtojnë automjet me patentë shofer të huaj deri në 1 vit nga dita e hyrjes në Kosovë”, thuhet nԯ njoftim.
Ministria bën të ditur se këto rregulla bazohen në Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjetet, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Zbatimi i plotë i këtyre dispozitave fillon më 15 mars 2026, ndërsa mosrespektimi i tyre do të konsiderohet shkelje ligjore dhe do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi për trafikun rrugor.
MPB u ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të informohen me kohë dhe të respektojnë rregullat, duke uruar një qëndrim të këndshëm dhe të sigurt në Republikën e Kosovë.
Gjykata Speciale vendos vazhdimin e paraburgimit për Kadri V...
Balla: Objektiv kryesor, ngritja e flamurit kuqezi në oborri...
Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti speci...
Zyrtare: Axel Gnapi transferohet nga Llapi te klubi rus
Belgjikë, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për propagandë xhih...
Begaj dekreton lirim nga detyra e Komandanti të Forcës Detar...