Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se promovimi i linjës Beograd-Mitrovicë, është ilegale. Kjo linjë është paralajmëruar se do të përurohet nesër, ndërsa autoritetet kosovare janë duke e konsideruar të jashtëligjshme.
Ministri Zharku ka thënë për lajmi.net se institucioni që drejton bënë politika, por përurimin e kësaj linje që është paralajmëruar për nesër e konsideron të jashtëligjshme.
“Ne i bëjmë politikat e hekurudhave, por për çdo çështje është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave. Natyrisht që është ilegale, por edhe institucioni përgjegjës ARH e ka konsideruar ilegal. E përkrahim deklaratën e ARH-së dhe qëndrimi im është në përputhje në qëndrimin e ARH-së”, ka thënë Zharku për lajmi.net.
Ndryshe, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka paralajmëruar se nesër do ta bëjnë promovimin e linjës së trenit Beograd-Mitrovicë.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...