Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt ku nga drejtori i këtij institucioni, Jeton Zeqiri dhe personeli aty u informuan për punën që po bëhet në menaxhimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera.
Gjatë kësaj vizite, këtij spitali iu dërguan edhe 2 respiratorë dhe një autoambulancë, pjesë e kontigjentit të asistencës së BE-së për Kosovën për t’iu përgjigjur situatës me Covid-19, derisa një ditë më parë, MSh ka furnizuar spitalin me mjete të tjera mbrojtëse profesionale: 24 mijë maska, 900 palë veshje mbrojtëse, 990 dezinfektues.

Ministri Zemaj tha se bashkë me SHSKUK-në janë angazhuar këtyre ditëve drejtpërdrejt në zgjerimin e kapaciteteve spitalore për të përballuar fluksin e rritur të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
“Krahas zgjerimit të kapaciteteve për tretman spitalor, jemi duke rritur edhe numrin e personelit dhe, gjithashtu, edhe duke zhvilluar procedura edhe për rritjen e kapaciteteve diagnostikuese përmes shtrirjes së testimeve edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike. Në këtë mes, edhe QRSHP në Ferizaj do të pajisjet me aparaturën për testime molekulare, ndërkohë që, nga stafi i ri që do të rekrutohen, një numër do të jetë për Spitalin e Ferizajt”, tha Ministri Zemaj në këtë spital.
Drejtori i SHSKUK-së (UD), Valbon Krasniqi, tha se kjo qendër ka bërë decentralizimin e shërbimeve me qëllim që pacientëve në secilin rajon t’u ofrohen më lehtë shërbimet, derisa, krahas sfidave ditore për trajtimin e pacientëve me Covid-19, po ngrihen edhe kapacitete të reja në këtë kohë mjaft sfiduese.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se QRSHP -Ferizaj do të mund të nis me testime me vendosjen e aparaturës së re në këtë qendër, derisa një pjesë e objektit të ri, do të mund të jetë edhe në funksion të rritjes së shtretërve për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19, sidomos në stinën e vjeshtës.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt, dr. Jeton Zeqiri tha se ky spital ka vënë në funksion të trajtimit të pacientëve me Covid-19 rreth 70 shtretër, ndërsa personali po jep maksimumin./arbresh.info/

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...