Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim takim përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi dhe Ali Gashi.
Përmes një njoftimi ministria ka treguar se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, si dhe hartimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimore, përcjell Arbresh.info.
“Bashkëpunimi ynë siguron rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Qëllimet tona janë të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe thellimi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm”, tha ministri Vitia.
Ndërsa, kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës prezantoi para ministrit planet dhe objektivat e punës së tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...