Ministri i Shëndetësisë, Arbren Vitia ka njoftuar se gjendja e të prekurve me Covid-19 është stabile dhe nën kontrollë.
“Gjendja e të prekurve është stabile me përjashtim të një pacienti të moshuar po asistohet kohë pas kohe me oksigjen”, tha ai në një konferencë për media.
Aktualisht në Institutin e Shëndetit Publik janë rreth 1000 teste por sipas ministrit Vitia do të vijnë edhe 7 mijë teste të tjera.
“Janë rreth edhe 1 mijë teste në stokun e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtarë të Shëndetit publik. Dhe anë porositur edhe 7 mijë të tjera dhe do të ketë përgatitje edhe për porosi të tjera”, tha ai.
Ai tha se janë duke pritur edhe ndihma të tjera me pajisje nga ambasadat në vend.
“Janë kontaktuar ambasada që të na ndihmojnë më pajisje dhe së shpejti do të presim përgjigje nga ta”.
Vitia tha se janë rreth 500 shtretër të gatshëm në gjithë territorin e Kosovës./arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...