Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.
Në këtë takim u bisedua për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit, duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes të dy vendeve.
Ministri Veliu falënderoj Qeverinë zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ambasadori Kolly vlerësoi lartë punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve., thuhet në njoftim./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...