Ministri Veliu sot pret në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova

12:00 | 12 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Agim Veliu do të pres sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Takimi do të mbahet në objektin kryesor të MPB-së, në zyrën e ministrit dhe fillon në ora 15:15.

Mediat nga ky takim do të marrin vetëm pamje, ndërsa pas takimit do të lëshohet edhe një komunikatë për media.

Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë takim.  /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara