Ministri i Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, ka pritur sot në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, znj. Ulrika Richardson, përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko dhe znj. Marta Gazideda, Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Menaxhere e Portfolios për Qeverisje.
Në këtë takim fokusi i diskutimit ishte situata aktuale e ballafaqimit me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimi mes UNDP-së dhe MPB-së, transmeton arbresh.info
Ministri Veliu theksoi se tashmë institucionet e Kosovës përgjegjëse për menaxhimin e kësaj pandemie kanë publikuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”, dhe i njoftoi pjesëmarrësit se kanë marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë tek shërbyesit civil.
Gjithashtu, në këtë takim u shpreh edhe një herë gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes UNDP-së dhe MPB-së edhe në çështjet tjera ekonomike dhe shoqërore./arbresh.info/

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C