Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim z. Guido Zielke, i cili po qëndron në Prishtinë për takime rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve.
Me këtë rast, ministri Veliu ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Gjermani.
Ministri Veliu, vlerësoi se takimet e tilla do të mundësojnë që për së afërmi të shkëmbehen përvoja dhe praktika reciproke në fushën e lëshimit, menaxhimit dhe legjislacionit.
Republika e Kosovës, në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë. Vizita e delegacionit gjerman paraqet nje hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë dhe 16 Republikave të këtij shteti, për njohjen reciproke te patentë-shoferëve.
Ministri Veliu është shprehur optimist, që së shpejti të kemi marrëveshje për patentë shoferë respektivisht njohjen e tyre nga Republika e Gjermanisë me të cilën do të jetë një qështje shumë pozitive jo vetëm për komunikacionin rrugor në rajon por edhe në Bashkimin Evropian.
/arbresh.info/
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot