Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, z. Suleyman Soylu.
Veliu falënderoi homologun e tij turk, për përkrahjen që Republika e Turqisë i ka ofurar Republikës së Kosovës, në veqanti Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre, transmeton arbresh.info
Me theks të veçantë u diskutua për menaxhimin e situatës me pandemisë COVID- 19 për të dyja vendet dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e saj.
Gjatë bisedesës, ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin ndër-shtetërore mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë. Poashtu u diskutua edhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, z. Suleyman Soylu theksoi kontributin dhe punën e Ministrit Veliu dhe Qeverisë së Kosovës si kontribues i stabilitetit të qëndrueshëm në rajon./arbresh.info/
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C