Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems.
Fillimisht, ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Willems për prioritetet e tij si ministër i MPBAP, duke theksuar luftimin e të gjitha llojeve të krimit, me theks të veçantë luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale, të cilat cenojnë sigurinë në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, ministri Veliu bëri të ditur se në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, do ta thellojë më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. Ministri Veliu e falenderoi shtetin e Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Ministrisë përmes projekteve për ngritje të kapaciteteve.
Ambasadorja Willems, uroi ministrin Veliu për postin e tij të ri dhe u shpreh e gatshme që të përkrahë Kosovën në forcim të institucioneve dhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, në linjë me kriteret relevante ndërkombëtare./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...