Valdrin Lluka do të jetë Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Lluka i cili është ministër nga AKR-ja ka thënë përmes një postimi në Facebook se është nder, privilegj dhe përgjegjësi që të marrë postin e të parit të kësaj ministrie, shkruan arbresh.info.
Ai ka paraqitur disa nga sfidat që e presin duke thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim të mirëfilltë ekonomik.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të dashur miq,
Mbrëmë mu besua posti i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës! Një nderë, privilegj dhe përgjegjësi të cilën do ta përdori në të mirë të vendit me të gjitha kapacitetet e mundshme.
Kosova ka më shumë se kurrë nevoj për zhvillim të mirëfillt ekonomik. Shumë sfida na presin përpara siç janë:
Brenda pak ditësh, do t’ju prezantoj targetet në Ministrinë që do të drejtoj në mënyrë që të ndiqni më lehtë zhvillimin dhe performancën e Ministrisë.
Për të bërë më të lehtë komunikimin me ju, vendosa që të ndaj jetën personale nga ajo publike dhe si rezultat e krijova këtë faqe në emër timin personal që do të ketë gjëra kryesisht të ndërlidhura me aktivtetet publike. Ju lutem që këtë faqe të ndani me miq të tjerë në mënyrë që të jemi sa më transparent me aktivitetet e mija si Ministër i Zhvillimit Ekonomik.
Ju faleminderit shumë për urimet dhe përkrahje të pakursyer! Ju jam mirënjohës./arbresh.info/
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin