Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton sot para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
Gjatë kësaj mbledhje ky komision po ashtu do të diskutoj edhe lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi.
Komisioni gjithshtu shqyrton propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrton raportet e Komisioneve Kryesore për Projektligjin për Hetim Parlamentar, raportin për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, etj./Arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...