Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka shfrytëzuar profilin e tij në facebook për të kërkuar mendimin e qytetarëve për njërin prej problemeve më të mëdha në urbanizëm, shkruan arbresh.info.
Ai me këtë rast ka pyetur qytetarët se a duhet të sanksionohet ndërtimi pa leje si vepër penale e paraparë me Kodin Penal.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Jemi në fazën finale të hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Është bërë punë e madhe dhe ka pasur debate të ndryshme gjatë tërë procesit të hartimit të këtij Kodi. Kam ndjekur vazhdimisht një politikë gjithëpërfshirëse që reflekton perspektiva të shumta, sinkronizimi i të cilave do na mundësojë një legjislacion të konsoliduar në këtë fushë. Sot, dua të ndaj me ju një nga këto perspektiva, për të cilën ju ftoj të jepni sugjerimet tuaja me komente. Fjala është nëse ndërtimet pa leje duhet t’i kodifikojmë si vepër penale. Jam shumë i interesuar të kuptoj se çfarë pozicioni mbajnë qytetarët ndaj kësaj dukurie jo aq të rrallë, dhe komenteve tuaja do t’iu kushtoj një vëmendje të veçantë.
Pra, a duhet ta sanksionojmë ndërtimin pa leje si vepër penale të paraparë me Kodin Penal?’, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit