Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i është drejtuar me letër Ministres së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, nga e cila ka kërkuar lirimin e Tomorr Morinës. Përmes kësaj deklarate për media, ministrit Tahiri bënë të ditur se ka kërkuar shqyrtimin e aspekteve ligjore dhe rrethanave të tjera për lirimin e z. Morina, i cili u arrestua në territorin e Maqedonisë së Veriut më 24 korrik sipas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Sot i kam drejtuar një letër homologes sime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoskes, përmes së cilës kam kërkuar lirimin e qytetarit Tomor Morina, i cili është duke u mbajtur në arrest mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Është bërë praktikë politike e pakuptimtë dhe tërësisht irracionale, përndjekja që Serbia vazhdon t’iu bëjë qytetarëve tonë përmes flet arresteve ndërkombëtare, baza e të cilave derivon kryesisht nga regjimi famëkeq i Millosheviqit.
Për më tepër, iracionaliteti i këtyre kërkesave duke u bazuar në juridiksionin inekzistent të saj mbi Kosovën sikur të ekzistonin dy botë paralele, përderisa Republika e Kosovës është shtet sovran dhe askush s’ka të juridiksion mbi të e shtetasit e saj, po e shpërfaqë jo vetëm këtë praktikë, por edhe logjikën e pushtetit të Beogradit si logjikë e përndjekjes së shtetasve tanë për qëllime politike dhe aspak për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Rruga e një shteti që aspiron BE-në e që praktikon një doktrinë përndjekë ndaj qytetarëve të lirë të një vendi fqinje është rrugë që shpie në qorrsokak. Kjo praktikë duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe është tepër e nevojshme që në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ta ushtrojë presionin mbi Serbinë. Republika e Kosovës nuk do të rrijë indiferent ndaj kësaj çështje, as sot as në të ardhmen, deri kur një praktikë e tillë të marrë fund. /arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...