Ministri Sveçla: Zjarrfikësve do t’u zgjidhet statusi i tyre juridik

14:13 | 4 Maj 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Ditën Ndërkombëtarë të Zjarrfikësve përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi juridik i tyre.

Sveçla ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që zjarrfikësit të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tonë, transmeton arbresh.info

Postimi i plotë:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Ata na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën.

Ne jemi të…

Posted by Xhelal Sveçla on Tuesday, May 4, 2021

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Ata na mësojnë mbi përkushtimin, angazhimin e sakrificën.
Ne jemi të vetëdijshëm se përveç punës sfiduese, zjarrfikësit ballafaqohen edhe me probleme të mëdha të cilat e kërkojnë dhe do ta kenë ndihmën tonë. Përveç përmirësimit të kushteve të punës, do të zgjidhet përfundimisht edhe statusi i tyre juridik.
Si institucione të vendit do të angazhohemi maksimalisht që zjarrfikësit tanë të trajtohen me dinjitet, ashtu siç ata bëjnë punën e tyre çdo ditë, në shërbimin tonë.

Lajmet më të lexuara