Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uroi Klubin Futbollistik Prishtina për fitoren e sotme të Kupës së Kosovës.
Ministri Shala me këtë rast e uroi Prishtinën edhe si përfaqësuese e Kosovës në Evropa Ligë, dhe ju dëshiron sukses e prezantim sa më cilësor të vendit tonë në këto gara të rëndësishme evropiane.
Më tej Shala u shpreh se kjo është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës dhe për prezantimin e tij në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu ministri Shala u shpreh se tani që futbolli i Kosovës është pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror, kërkohet angazhim maksimal dhe përkushtim në mënyrë që të tregojmë cilësi dhe të shënojmë suksese në garat e rëndësishme ndërkombëtare të cilat na presin.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë