Nenad Popoviq, ministër i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, ka thënë se të gjitha negociatat me Prishtinën duhet të ndërpriten dhe vendimet ekzistuese që ishin rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit duhet të rishikohen.
“Arrestimi i sotëm i serbëve në Kosovë nga autoritetet separatiste shqiptare është padyshim një hyrje në një valë të re të dhunës ndaj popullit serb,” tha ai në një deklaratë për media.
Mëngjesin e sotëm janë arrestuar pesë serbë në Shillovë të Gjilanit si të dyshuar për përfshirje në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Të njëjtit janë liruar pasdite me procedurë të rregullt.
Mediat serbe raportuan se pesë serbët u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar presion ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së për t`u larguar nga shërbimi.
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...