Pas vizitës që realizoi në Kosovë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi mundësinë për një referendum ky qytetarët serbë do të votonin për zgjidhjen e problemit me Kosovën.
E një referendum do të ishte i pashmangshëm sipas ministrit të Tregtisë në Serbi, Rasim Lajiq.
Lajiq ka pranuar indirekt se zgjidhja me Kosovën mund të jetë duke ndryshuar preambulën e Kushtetutës së shtetit serb.
“Nëse preambula kushtetuese që i referohet Kosovës do të ndryshohet, një referendum do të ishte i detyrueshëm”, thotë Lajiq, transmeton lajmi.net
Sipas ministrit serb një referendum i mundshëm për Kosovën do të ishte mundësi që qytetarët të shprehin lirisht dhe në mënyrë demokratike zgjidhjen e propozuar nga politikanët.
Por ai thekson se “përgjegjësia nuk do të largohej”, duke aluduar në përgjegjësinë që do ta barte secili zyrtarë shtetëror.
Lajiq thotë se një zgjidhje eventuale është e vështirë duke pasur parasysh polarizimet ndërmjet dy vendeve.
“Nëse mbahet referendum, do të kuptohej më qartë pas pranverës, derisa të zhvillohet dialogu i brendshëm”, thotë Rasim Lajiq.
Ndryshe dy presidentët e shteteve, Thaçi dhe Vuçiq pas një takimi që patën në Davos u dakorduan që dialogu të vazhdojë. /Lajmi.net/
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...