Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë sot se mëngjesin e sotëm nuk ka pasur incidente në veri të Kosovës, por se “atmosfera është e tensionuar.
Vuçeviq tha për televizionin Prva se “Prishtina gjatë gjithë mandatit të Kurtit ka bërë një sërë lëvizjesh të njëanshme që synojnë mosrespektimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në një farë mënyre”.
“Është një mesazh i qartë për serbët se ata nuk janë të mirëpritur atje”, tha Vuçeviq, transmeton Indeksonline
Ndryshe, pas incidenteve të ndodhura dje në pjesën veriore të Mitrovicës ku pati krisma armesh dhe shpërthime, ka reaguar ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai deklaroi se sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme.
“Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush”, tha ai.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...