Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, së bashku me Kryetaren e Kuvendit dhe U.d. Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, kanë pritur në takim Nusrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”.
Ministri Selimi në takim me Osmani, Nagavci dhe Kumnova, ka diskutuar për Projektligjin për persona të zhdukur i cili sipas rekomandimeve të bëra në Koncept Dokument, duhet të ndryshohet edhe Ligji për persona të zhdukur.
Ministri Selimi i ka njoftuar të pranishmit se Ministria e Drejtësisë ka hartuar versionin fillestar të këtij drafti mirëpo sipas tij, para se të procedohet tutje ky draft, e ka parë si të nevojshme që të ketë konsultime paraprake me përfaqësuesit e familjarëve me qëllim që të merren parasysh propozimet dhe të adresohen shqetësimet e tyre.
“Si Ministër i Drejtësisë mbetem i përkushtuar në trajtimin dhe adresimin e kërkesave të familjarëve të zhdukur duke e marrë parasysh çdo rekomandim i cili e kompleton këtë Projektligj”, tha Selimi.
Nga ana tjetër Kryetarja e Kuvendit dhe U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se do të ofroj mbështetje institucionale dhe do të ketë angazhim të shtuar në çështjen e personave të zhdukur, duke konsideruar çdo bashkëpunim si me familjarët e familjeve të personave të zhdukur poashtu edhe me të gjitha institucionet relevante.
Znj. Kumnova ka falënderuar Ministrin Selimi për angazhimin dhe bashkëpunimin e ofruar dhe ka theksuar se sqarimi i fatit të personave të zhdukur, duhet të jetë një përparësi dhe të trajtohet me vëmendje të veçantë nga institucionet e Kosovës dhe të ngritet si çështje edhe në bisedimet me Serbinë.
Ministri Selimi e ka siguruar znj. Kumnova se do të ketë përkrahje institucionale në kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur dhe do të angazhohet që përfaqësuesit e këtyre familjarëve të jenë pjesë e çdo diskutimi apo iniciative e cila prek këtë çështje./arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...