Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka lavdëruar punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë pandemisë, ku thotë se ata punuan me kapacitete të plota, madje vendimet e tyre parandaluese kanë treguar sukses.
Ai gjatë ditës është takuar me sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët biseduan për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po iu bëhet, për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë COVID-19.
“Gjithashtu, dëgjova edhe propozimet e sindikatës për Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili është në fazën e hartimit. Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”./arbresh.info/

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...