Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Në këtë takim ata biseduan për Kodin Civil, policinë komunale dhe krijimin e Gjykatës Komerciale.
I pari i Prishtinës kërkoi, ministrit Selimi që sa më parë të përpilohet legjislacioni sekondar për policinë e kryeqytetit, raporton arbresh.info.
Ndërkaq, ministri Selimi ofroi të gjitha kapacitetet e ministrisë që ai drejton për krijimin sa më parë të legjislacionit sekondar për policinë e Prishtinës.
“Jemi në përfundim të krijimit të Gjykatës Komerciale e cila pritet të jetë gati deri në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Gjykata Komerciale është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi ajo do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore, por edhe për investitorët e huaj”, tha ministri Selimi.
Në sistemin e mëhershëm të para viteve ’99, Kosova i ka pasur dy Gjykata Ekonomike, atë të Pejës dhe të Gjakovës.
Ndërsa sot, Kosova ka një departament në Gjykatën Themelore që i ka pesë gjyqtarë që merren me çështjet ekonomike dhe një gjyqtar në Apel, ka shtuar ministri i drejtësisë Selim Selimi./Arbresh.info
Ukraina, në BE në 2027/ Politico: 5 skenarë që mund të ndiqe...
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...