Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur sot në takim njoftues zyrtarët e ICITAP-it nga Uashingtoni të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it për Evropë, Andria Simic, analistja e programit të ICITAP, zn Emily Leival dhe menaxherja e programi të ICITAP-it, Kimberly Riffe, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim u bisedua rreth kontributit dhe ndihmës së ICITAP-it dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndër vite dhe planet për të ardhmen.
Ministri Sefaj falënderoi zyrtarët nga Uashingtoni për ndihmën që ICITAP i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi. Gjithashtu ministri Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...