Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Në këtë takim, ministri Sefaj falënderoi Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke shtuar se shteti i saj do ta përkrah Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës