Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Flamur Sefaj, në kuadër të vizitës që pati dje në Republikën e Maqedonisë, qëndroi edhe për një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, ku nënshkroi edhe nënshkroi protokollin sa i përket bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”.
Me këtë protokoll është paraparë përmirësimi i procedurave për vendosjen e identitetit për Migrantët e parregullt, të realizuar në kuadër të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe të Huaj “MARRI”, me seli në Shkup, ku Republika e Kosovës është anëtare e kësaj Iniciative.
Në bazë të këtij protokolli do të bëhet shkëmbimi i përkthyesve të gjuhëve të rralla për Migrantët për Shtetet Anëtare të “MARRI” dhe do të respektohet parimi i të drejtave dhe lirive të njeriut për të ju ofruar shërbimet e përkthimit për Migrantët në gjuhën e tyre.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...