Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it ka rezultat me një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër kontrabandës më migrant, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar i Policisë së Kosovës me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e EUROPOL-it ka rezultuar me një operacion të suksesshëm policor në luftën kundër kontrabandës më migrant.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky operacion tregon edhe një herë së anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe organizata tjera të sigurisë është i domosdoshëm, dhe ky proces nuk është politik por i rëndësisë operacional/policor”, ka shkruar ministri Sefaj në facebook./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...