Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj u ka kërkuar qytetarëve ta marrin seriozisht planin e policisë për festat e fundvitit.
Flamur Sefaj, ministri i Punëve të Brendshme u ka kërkuar qytetarëve që ta marrin seriozisht planin e policisë për festat e fundvitit.
Kërkesën ministri e ka bërë për t’u shmangur aksidentet.
“Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave”, shkroi ministri Sefaj në facebook.
Ai kërkoi bashkëpunim të qytetarëve me forcat e rendit.
“Bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre”, shkroi Sefaj.
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...