Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, ka zhvilluar sot një takim pune me z. Ruud Vermeulen, përfaqësues resident i FMN-së në Kosovë. Ministri i sapoardhur z. Reçica ka njoftuar z. Vermeulen rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht MPMS dhe hapat që duhet të
ndërrmirren drejt realizimit të tyre.
Ministri Reçica, tutje në fjalën e tij ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për kontributin shumë vjeçar që ata kanë dhënë për Kosovën dhe u premtoj atyre se vullneti, puna dhe profesionalizmi i tij si ministër i kësaj ministrie do të jetë në çdo kohë i pakontestueshëm.
Ndërkaq, përfaqësuesi i FMN-së, z. Vermeulen ka falënderuar ministrin Reçica për pritjen e menjëhershme që i është bërë atij, menjëherë pas marrjes së detyrës si ministër, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në realizimin e projekteve të mëdha që kanë përpara.
Në vazhdim të diskutimeve z. Vermeulen ofroj gatishmërinë dhe mbështetjen e pa rezervë për projekte të cilat do të kenë në fokus jetën dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve kosovarë, e të cilat njëkohësisht lidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...