Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pranuar ftesën nga Ministrja e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit e Sllovenisë, Irena Shinko për të marrë pjesë në Panairin e 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA, me ç’rast homologët e dyja vendeve realizuan një takim të frytshëm e përmbajtësor lidhur me sektorin e bujqësisë së të dyja vendeve.
Ministri Peci e falënderoi Ministren Shinko për ftesën për mikpritjen, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në shumë sektorë, duke përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.
Ata bashkëbiseduan rreth rëndësisë që sektori i bujqësisë ka për dyja vendet, duke theksuar edhe sfidat e sigurisë ushqimore me të cilat po përballet e gjithë bota.
Njëherësh, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci e njoftoi Ministren Shinko me angazhimet dhe prioritetet e tij me qëllim të avancimit të sektorit, si një ndër sektorët me potencial për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht e ftoi Shinko që të vizitoj Kosovën./arbresh.info/



Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...