Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar sot departamentin e vreshtarisë dhe verëtarisë në Rahovec, me ç’rast është njoftuar me aktivitetet që zhvillohen në kuadër të këtij departamenti, si dhe me investimet që janë realizuar aty gjatë viteve të fundit.
Me këtë rast, ministri Peci ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin dhe avancimin e këtij departamenti, si përmes politikave zhvillimore ashtu edhe përmes investimeve që planifikojnë t’i realizojnë gjatë këtij mandati, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të DVV-së.
Sipas një njoftimi të MBPZhR-së, gjatë ditës, ministri Faton Peci, është takuar edhe me vreshtarët dhe përfaqësuesit e bodrumeve të verës në Komunën e Rahovecit, ku ka parë nga afër ecurinë e veprimtarive prodhuese dhe përpunuese në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë, si dhe me sfidat me të cilat përballen këta prodhues.
“Pasi që sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë në vazhdimësi ka qenë sektor i rëndësishëm socio – ekonomik, përfshirë këtu ndërmarrjet të cilat janë bartëse të prodhimit dhe eksportit të rrushit dhe verës, ne përmes politikave të duhura dhe programeve të avancuara gjatë këtij mandati do të shtojmë investimet në këtë sektor, duke ndikuar kështu krahas zhvillimit edhe në përmirësimin e strukturës varietore e bashkë me këtë do të ndikojmë në ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme të prodhimit, por edhe cilësisë për të konkurruar me tregjet rajonale dhe evropiane”, tha ministri Peci.
Ndryshe, për çdo vit përmes skemës së granteve dhe pagesave direkte, sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë i ndahen afërsisht deri në pesë milionë euro mbështetje./arbresh.info/

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...