Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është paditur nga drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.
Sipas njoftimit, Geci ka paditur ministrin Peci për shpifje dhe fyerje publike përmes dezinformimit të Kuvendit të Kosovës, përcjell Arbresh.info
“Bazuar në ndjeshmërinë e pranimit të pazakontë të shpifjeve dhe fyerjeve publike përmes dezinformimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e ministrit Faton Peci, si dhe me qëllim për evitimin e shkaktimit të paragjykimit të opinionit të gjerë publik kundrejt këtyre shpifjeve dhe fyerjeve zyrtare të Faton Pecit, nga autoriteti i juaj kërkoj ta njoftoni opinionin publik më padinë gjyqësore të parashtrua nga përfaqësuesi im ligjor, Avokati Z. Hajzer Salihu”, thuhet në njoftim.
Geci po ashtu ka shprehur gatishmërin e tij për tu përballur me Pecin
“Gjithashtu përmes kësaj kërkese, ju siguroj se në çdo kohë jam i gatshëm të përballëm jo vetëm me ministrin Faton Peci, por më cilin do arbitër institucional lidhur më përgjegjësinë e ushtruar prej 02.04.2010 deri më rastin e pezullimit të përkohshëm më 26.10.2024, në pozitën time zyrtare Drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...