Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Produkteve Tradicionale dhe Artizanale në Podujevë, me c’rast është shoqëruar edhe nga Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi dhe profesori Rexhep Gjergji.
Ky panair, i cili është mbështetur nga MBPZhR-ja, sipas Pecit është një përpjekje për të mbajtur gjallë dhe për të promovuar vlerat tona të jashtëzakonshme.
“Për tri ditë me radhë Bulevardi i qytetit të Podujevës do të shndërrohet në një skenë unike ku tradita dhe trashëgimia jonë e pasur do të shfaqet në çdo cep. Në këtë panair do të mund të gjeni produkte ushqimore tradicionale që mbartin me vete shijen e autoktonisë sonë dhe punime artizanale me një mjeshtëri të rrallë, të krijuara me dashuri nga duart e grave punëtore të Llapit”, tha Peci, njofton kjo ministri.
Ndër tjerash, ai ka theksuar se synojnë të mbështesin prodhuesit vendorë dhe të vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së traditës, duke krijuar një hapësirë ku historia jonë të përjetohet përmes shijes, artit dhe kulturës.
Panairi i Produkteve Tradicionale dhe Artizanale në Podujevë do të jetë i hapur për tri ditë më radhë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...