Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot fshatin Bellobrad të komunës së Dragashit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Peci tha se ka takuar bujqët dhe blegtarët e Sharrit.
Ai theksoi se në këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, do të rrisin fondin blegtoral pasi që sipas tij është shumë e rëndësishme që tregu vendor të dominohet me qumësht e mish cilësor.
“Këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, do të përkujdesemi që të rrisim fondin blegtoral pasi që është tejet e rëndësishme që tregu vendor të dominohet me qumësht e mish cilësor, nga bagëtitë e kontrolluara vendase”, tha Peci.
Postimi i tij i plotë:
Të mirat na vijnë nga bujqit e blegtorët e vyer që përmes punës së tyre, begatojnë Kosovën.
Djathi i Sharrit është dukat në vete, me të cilin matet vlera e kësaj zone.
E duart e arta të grave Sharrit japin këtë rezultat.
Me një traditë shumë-vjeçare, Kymete Shefiku së bashku me dy punëtore të saja nga fshati Bellobrad i Komunës së Dragashit; përpunojnë qumështin e freskët në djath cilësor dhe e shesin tek bizneset agro-turistike vendase duke përmbullur me sukses ciklin nga ferma në tryezë.
Mjegulla e bjeshkës nuk ia zbeh shikimin qenit të Sharrit i cili ruan me fanatizëm tufën e deleve të familjes Myrtezani nga Zaplluxha.
Këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural 2023, do të përkujdesemi që të rrisim fondin blegtoral pasi që është tejet e rëndësishme që tregu vendor të dominohet me qumësht e mish cilësor, nga bagëtitë e kontrolluara vendase.
Familja Myrtezani mbarështon rreth 350 krerë dele , 100 qingja , 50 krerë dhi , 15 keca, 40 krerë lopë , dhe 15 krerë viça për shtim të racës./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...