Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, znj. Colleen Hyland.
Në këtë takim ministri Mustafa e njoftoi diplomaten amerikane për gjendjen e përgjithshme në sferën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe zhvillimet e fundit në vend.
Ndërsa znj. Hyland tha se SHBA-të do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përpjekjeve kundër korrupcionit.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e vendit të vazhdojnë përkushtimin e tyre kundër terrorizmit dhe rëndësinë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira