Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë parasysh gjendjen emergjente në të cilën po kalon Kosova edhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.
Ministri Mustafa ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, transmeton arbresh.info.
Në njoftim thuhet se, saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1.669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro. Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro./arbresh.info

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...