Kryetar i Lëvizjes Për Bashkim njëherësh Ministri për Diasporë, Valon Murati ka përkujtuar Bahri Fazliun, si një ndër mendimtarët më brilant që sipas tij kishte konstatuar domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e organizimit të luftës çlirimtare.
Murati ka shtuar gjithashtu se Fazliu si një intelektual i ri i angazhuar ai nuk qëndroi vetëm tek konstatimi, por iu përvesh angazhimit konkret deri ditën kur u përjetësua në altarin e lirisë dhe kujtimin e kombit, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Lufta jonë çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja ka ardhur nga domosdoshmëria për çlirim kombëtar. Andaj kjo luftë nuk ishte aksident historik e as vetëm instikt vetëmbrojtës. Luftës sonë i kanë paraprirë edhe analizat e puna përgatitore politike. Luftës sonë i ka paraprirë edhe mendimi politik. Në ballë të këtij koncepti prej vitit 1993 ka qëndruar LKÇK-ja. E një ndër mendimtarët më brilant të saj që kishte konstatuar domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e organizimit të luftës çlirimtare ishte Bahri Fazliu. Por si një intelektual i ri i angazhuar ai nuk qëndroi vetëm tek konstatimi, por iu përvesh angazhimit konkret deri ditën kur u përjetësua në altarin e lirisë dhe kujtimin e kombit. Krenar që e kisha shok e bashkëveprimtar, krenar që e kam dritë vezullueze për të punuar për një Kosovë më të mirë e për një komb të bashkuar.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...