Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po organizohet nga The Economist në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministri Murati mori pjesë në panelin “Investimet në Ballkanin Perëndimor për Rritje të Qëndrueshme”.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.
Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë, subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike, e së fundmi edhe mbështetja ndaj bizneseve prodhuese kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale, e të vazhdojë të ketë rritje poziteve edhe gjatë këtij viti.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se Ministri Murati u fokusua edhe tek roli i institucioneve ndërkombetare financiare si mbështetëse të rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e projekteve kyçe infrastrukturore.
Ai u shpreh se qeveritë duhet të jenë proaktive dhe të përkushtuara që nevojat që identifikohen gjatë procesit politikëbërjes të adresohen me institucionet ndërkombëtare financiare, ashtu që financimi i tyre të jetë sa më i përballueshëm.
Konferenca e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka mbledhur politikanë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, akademikë, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit e ndërmarrësisë për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në rajon./arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...