Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nëse duhet të bëhet hetim parlamentar për çështjen e energjisë, atëherë duhet të përfshirë periudhën prej vitit 2008 e tutje.
Murati ka deklaruar se fillimisht duhet hetuar se ku kanë shkuar 210 milionë euro të ndara në vitin 2008.
Ai ka lavdëruar punën e qeverisë sa i përket menaxhimit të krizës energjetike.
“Sa i përket energjisë dhe krizës energjetike, prapë po them, që e ka kapluar gjithë botën, e sidomos edhe rajonin tonë, javën e kaluar isha edhe në Uashington gjatë takimeve pranverore me Bankën Botërore dhe FMN-në. Në takimin që kisha me përfaqësuesit e Bankës Botërore u dhanë lëvdata për mënyrën si është menaxhuar kriza energjetike dhe na thanë se kur po na pyesin shtetet e tjera, po u japin Kosovën si shembull për menaxhimin e krizës energjetike. Pse? Këtu ka pasur përfaqësues edhe të institucioneve të tjera dhe mund t’i pyesni”,tha Murati./arbresh.info/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...