Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, është pritur në takim edhe
nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin kanë diskutuar mbi përvojat më të mira për mbrojtjen e mjedisit.
U. d ministri Matoshi pasi përgëzoi Kryetarin Veliaj për idetë dhe projektet që ai ka implementuar në shërbim të krijimit të një mjedisi të pastër, deklaroi se tani
mjedisi dhe mbrojta e tij është prioritet dhe kështu së bashku duhet të kontribuojmë për një mjedis të pastër në Kosovë e Shqipëri.
Sipas njoftimit për media Ministri Matoshi ka prezantuar edhe fushatën 3 mujore për pastrimin e Kosovës, të cilën kryetari Veliaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në vetëdijesimin e qytetareve për kujdesin që duhet të kemi për mjedisin.
Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli mbi masat që ai është duke marrë në fushën e mbrojtjes se mjedisit duke përfshirë lehtësirat për
veturat elektrike, ndërtimin e stacioneve për mbushjen e tyre, largimin nga përdorimi i qeseve plastike etj. Ai vlerësoi vendimin e Qeverisë së Republikës se
Kosovës për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 dite dhe sipas tij ky vendim duhet të vazhdojë pasi që kështu i kontribuon krijimit të një mjedisi më të pastër.
Gjatë vizitës në Tiranë U. d ministri Matoshi mori pjesë dhe në një aksion të pastrimit të organizuar nga iniciativa e të rinjve “Shqipëria Ndryshe”, me ç ‘rast
vlerësoi se iniciativat e tilla tregojnë përkushtimin e gjeneratave të reja për një mjedis të pastër.
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...