Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka raportuar para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore.
Ai mori kritika nga deputetët në lidhje me hidrocentralët të cilat po operojnë pa leje mjedisore e të cilat u tha se po shkaktojnë dëme mjedisore.
Edhe vet ministri Matoshi e pranoi se gjendja në këtë aspekt nuk është e kënaqshme, me ç’rast edhe kërkoi ndihmë nga institucionet përkatëse, duke përfshirë edhe komunat, për të cilat tha se e kanë një pjesë të përgjegjësisë.
“Nuk është e vetmja Ministria e Mjedisit që merret me çështjen e hidrocentraleve, është një radhë e dokumenteve që duhet të ndiqet, asnjë kërkesë nuk është trajtuar apo shqyrtuar pa pëlqimin e komunës ku është bërë investimi. Nga takimet me komuna kam kërkua të jenë të kujdesshme me dhënien e pëlqimit të lejeve, pasi ata i lejojnë ata dhe më vonë kanë probleme me banorë. Pasi ti kryejnë të gjitha këto procedura me pastaj vijnë tek Ministria e Mjedisit. Kur ka kapacitete më të vogla këto leje i lëshon komuna”, tha ai.
Ministri Matoshi madje e pranoi se ka hidrocentrale që operojnë edhe pa leje. E ky fakt e befasoi deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin.
“Mua më befasuat që asnjë hidrocentral nuk ka leje, jam çudit që këto kompani duhet me kalua disa faza…. Për çka nuk e keni ndërmarr asgjë për këto hidrocentrale që nuk kanë leje, ata janë të interesuar me shkatërrua”, tha Gaxherri.
Mbylljen e këtyre hidrocentraleve e kërkoi edhe deputeti Andin Hoti, raporton EO.
“Nëse janë të tilla ilegale si është e mundur që ju nuk keni informata dhe nuk po i mbyllni, nuk po ndërhyni? A keni ndërmarr diçka që procedurat administrative mi lehtësua, për mu pajis me leje? “, tha Hoti.
Edhe deputetët tjerë të Komisionit kërkuan sqarime nga ministri Matoshi për hidrocentralet të cilat po operojnë ma leje mjedisore, ndërsa kërkuan edhe një raport përkitazi me këtë çështje.
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...