Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në T7 ka folur për ngjarjen e rëndë të 24 shtatorit ku pas një sulmi terrorist mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Maqedonci ka treguar se lajmin për atë që po ndodhte në Veri ia ka dhënë kryeministri Albin Kurti përmes telefonit në mëngjesin e 24 shtatorit.
Ministri Maqedonci ka thënë se Kurti është i qetë dhe i matur edhe në situatat më të rënda dhe se lajmin për ngjarjen në Veri ia ka dhënë në mënyrë të natyrshme.
“Kryeministri Kurti më të vërtetë është shumë i matur dhe i qetë edhë situatat më të rrezikshme me të këqija. E ka thënë shumë në mënyrë të natyrshme. Ka njoftuar për gjendjen dhe ka thënë se do të bëhet një sinkronizim dhe do të analizohet situata. Pastaj gjatë gjithë ditës kemi vazhduar komunikimin me të dhe ministrat e linjave”, ka thënë Maqedonci.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...