Zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë sektorët që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik ishin temat që ministri, Valdrin Lluka ka diskutuar gjatë takimit që zhvilloi sot me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë OEAK, Arian Zeka.
Me këtë rast, Lluka ka vlerësuar rolin e OEAK në mbështetje të bizneseve përmes pjesëmarrjes aktive në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, duke theksuar se bashkëpunimi mes OEAK dhe MZHE do të vazhdojë edhe më tutje.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik kërkoi që Oda Amerikane të jetë urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes kompanive Amerikane dhe investitorëve të fuqishëm në interes të Kosovës dhe MZHE-së.
Kreu i MZHE-së është ndalur te rëndësia e zhvillimit të sektorëve strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit dhe ndërmarrjeve publike, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka falënderuar Ministrin Lluka për gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të përmirësimit të mjedisit për zhvillimin e bizneseve, përkatësisht zhvillimin ekonomik.
Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe furnizimi i rregullt dhe stabil me energji, zhvillimi i BRE-ve dhe rritja e Efiçiencës së Energjisë.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin