Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj , priti sot ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Heldt.
Ministri Lekaj fillimisht e falenderoi ambasadorin për viziten dhe tha se miqtë gjermanë per ne kanë domethenie të madhe, sepse janë udhërrefyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës, prandaj edhe pse jemi shtet i ri, ne kemi nevojë për praktika të shteteve si Gjermania.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në
infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.
Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me
autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.
Në fund takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori gjerman Christian Heldt u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.?
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi